Komisioni për Legjislacion, argat i Qeverisë!?
Ngutja e disa anëtarëve të komisionit për ta çuar përpara axhendën e Qeverisë në lidhje me Projektiligjin për Amnisti ka shqetësuar anëtaren e Komisionit për Legjislacion në Kuvendin e Kosovës, Albulena Haxhiun.

Sipas saj, mbledhja e rradhës që do të mahet nesër është kundër dispozitave ligjore.

“Të premten, më 28 qershor, në emër të kryetarit të Komisionit për Legjislacion, Arben Gashi, jemi ftuar në mbledhjen e po këtij Komisioni, e cila do të mbahej më 3 korrik. Por, pas disa orëve, jemi njoftuar që mbledhja e datës 3 korrik do të mbahet më 1 korrik. Njoftimin e ri e ka bërë nënkryetari i këtij Komisioni, nga radhët e PDK-së, Behar Selimi, ku në rend dite do të jetë Projektligji për Amnisti i miratuar me nxitim nga Qeveria e Kosovës”, ka njoftuar Albulena Haxhiu, deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ajo ka theksuar se ndërrimi i orarit të mbajtjes së mbledhjes është në kundërshtim me Rregulloren e Punës, e cila saktëson se shqyrtimi i parë i një projektligji nuk mund të bëhet pa kaluar dy javë pune dhe as më vonë se katër javë pune, nga dita e shpërndarjes së tij. /albeu.com/
Shtuar më 30/06/2013, ora 19:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori