Komisioni Parlamentar nxjerr raportin për shtetasit turq, gjenden 31 shkelje
Komisioni Parlamentar në Kosovë që hetoi dëbimin e gjashtë shtetasve turq vitin e kaluar ka publikuar sot raportin në më shumë se 70 faqe për procesin e dërgimit të tyre në Turqi.

Sipas raportit gjatë këtij procesi janë gjetur 31 shkelje në cdo nivel të marrjes së tyre.

Kryetari dhe Nënkryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e dëbimit të shtetasve turq, Xhelal Sveçla dhe Driton Selmanaj si shembull dhanë edhe deklaratat kundrathënëse që ka dhënë drejtori i asaj kohe i AKI-së Driton Gashi. Fillimisht Gashi kishte kërkuar revokimin e lejeqëndrimit të tyre me arsyen se ishin terroristë ndërsa gjatë marrjes në pyetje është shprehur se nuk ishin terroristë.

“Bënë shkeljen më të madhe të sovranitet nga ata që duhet në mënyrë active ta mbrojnë, nga AKI dhe nga Policia e Kosovës. Ata arrestuan gjashtë shtetas turq dhe i dërguan në një shërbim të jashtëligjshëm, tre muaj pas ngjarjes kuvendi themeloi komisionin në lidhje me rastin e ndriqimit. Qëllimi është zbulimi se çka ka ndodhë dhe shkeljet dhe procedimi i këtyre shkeljeve për në institucionet relevante”, deklaroi Sveçla.

Ndërkaq Komisioni Parlamentar ka kritikuar Presidentin Hashim Thaçi i cili nuk i ka përfillur ftesat e tyre për të dhënë llogari.

Në raport është përmendur fakti se një shtetas turk ishte gabimisht i arrestuar dhe kjo ishte pikasur nga zyrtarë policore por dy zyrtarë të AKI-së nuk e kanë lejuar lirimin e tij.

Tashmë ky komision do ta dërgojë raportin në prokurori.
Shtuar më 05/02/2019, ora 11:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori