Komisioni Hetimor fillon hetimin për policët që ndihmuan shërbimin sekret turq në rrëmbimin e mësuesve
Ka nisur mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmani, tha se kanë pritur që sot ky komision të ketë përbërje tjetër, në mënyrë që të intervistohen zyrtarët policorë që kanë marrë pjesë në aksionin e arrestimit të mësuesve turq.

Deputeti i VV-së, Xhelal Sfeçla u shpreh se disa prej tyre janë jashtë shtetit në një udhëtim zyrtar.

"Sot i kemi katër zyrtarë, njëri prej tyre është përgjegjësi i aeroportit", ka thënë ai, raporton KP.

Përndryshe, tanimë ka filluar intervistimi i zyrtarit të parë policor.
Shtuar më 26/10/2018, ora 10:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori