Komisioni Evropian nuk i thotë jo shkëmbimit të territoreve
Pëlqej
Një zgjidhje e përhershme nënkupton një zgjidhje realiste, e qëndrueshme dhe e mundshme, në pajtueshmëri me të drejtën ndërkombëtare, e mbi të cilën Prishtina dhe Beogradi duhet të kenë pajtueshmëri, ka deklaruar sot në Bruksel zëdhënësi i Komisionit Evropian, Carlos Martin.

I pyetur nëse Komisioni Evropian mbështet qëndrimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për ndarje ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë, ai ka thënë se gjatë takimit të nivelit të lartë, Vuçiç dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kanë pasur “bisedime intensive dhe produktive mbi kornizën e marrëveshjes për normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe se janë pajtuar për intensifikimin e punëve".

Martin ka shtuar gjithashtu se më 18 korrik, “Vuçiç dhe Thaçi kanë shqyrtuar përparimin e arritur dhe janë pajtuar të takohen sërish në fillim të shtatorit”.

“Dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për synim ka nxitjen e arritjes së një bashkëpunimi të përhershëm mes të dyja palëve dhe t’ju ndihmojë atyre të arrijnë përparim në rrugën e tyre drejt Evropës”, ka thënë Martin.


Shtuar më 10/08/2018, ora 15:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori