Komisioneri Hahn: Pa demarkacionin s’ka viza
Komisionari Johanes Hahn u ka thënë liderëve kosovarë se Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi është kusht për liberalizimin e vizave me BE-në.

Gazeta “Zëri” nga burimet e veta ka bërë të ditur se kreu i partisë më të madhe në Kosovë, Kadri Veseli, ka bërë një propozim për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, i cili u refuzua kategorikisht nga liderët e opozitës, shkruan Telegraf.

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johanes Hahn, ka arritur t’i bëjë bashkë dje liderët e pozitës dhe të opozitës në Kosovë. Me ftesë të Hahn-it për herë të parë u ulën në një tavolinë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, Visar Ymeri nga lëvizja “Vetëvendosje”, Ramush Haradinaj nga AAK-ja dhe Jakup Krasniqi nga “Nisma për Kosovën”.

Hahn përvec porosisië kryesore ua bëri të qartë se pa ratifikimin e saj nuk do të ketë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës. Megjithëkëtë, liderët opozitarë nuk kanë pranuar asnjë zgjidhje, por kanë kërkuan zhbërjen e këtyre marrëveshjeve.

Në këtë takim, kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka bërë një propozim për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, i cili u refuzua nga liderët e opozitës. /Albeu.com/
Shtuar më 18/05/2016, ora 09:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori