Komisioneri Hahn nis vizitën në Kosovë, takon Jahjagën
Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerim, Johanes Hahn, nis vizitën e tij në Kosovë, ku do të takojë krerët më të lartë të shtetit.

Ndalesa e parë e Hahn ka qenë takimi me presidenten Atifete Jahjaga, ndërsa gjatë një postimi në Tëitter ai ka shkruar se përveç përgëzinit që i ka bërë Jahjagës për ratifikimin e MSA-së, po ashtu e ka falënderuar për përpjekjet në ndërmjetësim në situatën e vështirë politike në Kosovë.

Pas takimit me Jahjagën, Hahn do të takojë kryeministrin Isa Mustafa, ndërsa pas takimit do të mbajnë konferencë për mediat.

Komisioneri Hahn do të ketë takim edhe me kryeparlamentarin Kadri Veseli, ndërsa në orën 11:00 ai do t’u drejtohet në një seancë parlamentare edhe deputetëve kosovarë.

Pas takimeve në Prishtinë, komisioneri Johannes Hahn do të vizitojë Mitrovicën, ndërsa pasdite vonë do të takojë në Prishtinë edhe udhëheqësit e Listës Serbe në Kosovë. /albeu.com/
Shtuar më 06/11/2015, ora 09:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori