Aksident në Sarandë, mjeti del nga rruga dhe përfundon në një piceri

Një tjetër aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Sarandë.

Mësohet se pranë Kanalit të Çukës, një  automjet tip Mercedes-Benz E Class ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një piceri,

Nga aksidenti nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./albeu.com