Komisionerët manipulues përjashtohen nga KQZ-ja
Në mbledhjen e fundit komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendimin që në procesin zgjedhor të 3 nëntorit nuk do të marrin pjesë mbi 200 komisionerë të cilët janë dënuar apo që janë në hetim.

Anëtarët e komisionit i kanë bërë thirrje partive politike që të mendohen mirë para se të vendosin se kush do të jenë komisionerët e tyre në qendrat e votimit.

Vendimi nuk amniston as komisionerët që KQZ-ja ka zgjedhur, prej të cilëve ka edhe nga ata që janë në hetim apo që janë denuar, shkruan Tribuna.

Sipas anëtarit të Komisionit Ilir Gashi, personat që kanë qenë të nagazhuar në zgjedhjet e kaluara që dyshohen ose është vërtetuar se kanë bërë keqpërdorime do të pëtjashtohen nga angazhimi në procesin e 3 nëntorit.

“Kemi vendosur që të gjithë njerëzit të cilët kanë qenë nën hetime apo në vendvotimet ku janë duke hetuar, të mos jenë më pjesë e procesit dhe ne natyrisht nuk do të lejojmë që ata të jenë në zgjedhjet e 3 nëntorit”, ka thënë Gashi. /albeu.com/
Shtuar më 09/08/2013, ora 14:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori