Komente mbështetëse për marrëveshjen Kosovë-Serbi
Marrëveshja e arritur është një akt historik, e cila tani duhet të zbatohet sa më parë, thotë presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso, në kumtesën e tij ku përshëndet marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë.

“Jam i bindur se marrëveshja e arritur mes palëve do të hap rrugën që Këshilli të merr vendimet për hapat e Serbisë dhe Kosovës në integrimet evropiane. Populli i Serbisë dhe Kosovës dëshiron që të ecën përpara, dhe të shohin perspektivën e tyre evropian në realitet. Kjo gjë është thelbësore për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e Evropës Jug-Lindore dhe të Bashkimit Evropian si tërësi”, ka thënë Barroso.

“Unë përgëzoj arritjen e Serbisë dhe Kosovës në dialogun e tyre. Kjo është një marrëveshje historike, e cila tani duhet të zbatohet sa më shpejt që është e mundur. Unë uroj të dy liderët për përkushtimin, kurajon dhe vizionin e tyre”, tha ai.

Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fule përmes një komunikate për media e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes duke e quajtur një moment historik për Kosovën dhe Serbinë, për Ballkanin Perëndimor dhe për Bashkimin Evropian.
“Unë dua t’i përgëzoj të dy kryeministrat dhe ekpiet e tyre. Kjo marrëveshje nuk do të kishte qenë e mundur pa guximin dhe përkushtimin e palëve gjatë gjithë negociatave të vështira. Unë gjithashtu dua t’i shpreh falenderimet e përzemërta Baroneshës Ashton, për investimin personal të palodhur dhë këmbnguljen e saj në arritjen e marrëveshjes”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga zyra e Fules.

Fule ka shtuar se kjo qasje konsensuale do të ndihmojë të dy vendet në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian.
“Është e rëndësishme tani që udhëheqja politike në Kosovë dhe Serbi të mbështesin marrëveshjen dhe në mënyrë aktive të ndihmojë në zbatimin e saj. Kjo është një mundësi që nuk duhet humbur. Kjo është në interes të të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë, ata që jetojnë në Serbi dhe në rajon. Udhëheqësit e të dy vendeve mund të llogarisin në përkrahjen tonë të vazhdueshme, solidaritetin, inkurajimin dhe besim në të ardhmen e tyre evropiane”, thuhet më tej në komunikatë


Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka thënë se me marrëveshje janë plotësuar të gjitha kërkesat serbe.

Sipas tij, pika e 9-të ka mbetur e paprekur ndërsa është modifikuar pika 14. Ndërsa, asociacioni i komunave serbe do ta ketë kryetarin, nënkryetarin dhe Këshillin, si dhe të drejtën që ta zgjedh komandantin rajonal të policisë dhe të gjithë komandantët lokal në veri dhe jug të Ibrit ku banojnë serbët
Shtuar më 19/04/2013, ora 18:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori