KOMENT/ Sot përfundoi hakmarrja e Haradinajt për Mustafën
Nga Ervin Shkulaku

Në vitin 2014 pas afërsisht 6 muajsh bashkëpunim, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa e kishte braktisur koalicionin paszgjedhor VLAN.

Edhe pse Kryetari i LDK-s Isa Mustafa në Kuvendin e Kosovës kishte theksuar: “Jemi këtu bashke për të dëshmuar se kemi një qellim te përbashkët në të mirë të qytetarëve të Kosovës për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin që e ka kapluar vendin ng qeverisja e keqe e Qeverisë në largim", ai i tradhëtoi ata duke iu bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.

Por më i tradhtuari nga Mustafa ndihej Haradinaj pasi ky i fundit pritej të zinte postin e kryeministrit të Kosovës, post ky shumë i dashur për të.

E në këtë situatë ndodhi e kundërta, Kryeministër i Kosovës u bë Isa Mustafa në koalicion me PDK-në.

Natyrisht, për këtë tradhëti reagimi i Haradinajt publikisht ishte profesional, por ai e filloi nga roli i opozitës hakmarrjen ndaj Mustafës.

Duke u bashkuar me Vetëvendosjen, Haradinaj e ka filluar presionin ndaj Mustafës me shkarkimin me të drejtë të ministrit të komunietit serb Aleksandër Jabllanoviq. Pas shumë protestave kryeministri e shkarkoi ministrin e tij por presioni nuk mbaroi këtu.

Me Vetëvendosjen përpara, Haradinaj kundërshtoi çdo marrëveshje që Isa Mustafa kërkonte t'i implemetonte në Kuvendin e Kosovës.

Këto kundërshtime u shoqëruan me protesta të dhunshme dhe me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

E megjithatë çdo gjë nuk përfundoi këtu. Ramush Haradinaj tashmë ia kishte vënë syrin aleatit të Mustafës, Partisë Demokratike të Kosovës.

Në këtë situatë tradhëtia politike filloi ti rikthehej Isa Mustafës. Pas afërsisht 3 vitesh dështimesh në marrëveshjet e mëdha me mbështetjen e PDK-së, Mustafa u shkarkua nga posti i kryeministrit.

Por, kjo duket se nuk mjaftoi për kundërshtarin e tij politik Haradinaj. Në zgjedhjet e parakohshme Haradinaj dhe Kadri Veseli, kryetari i PDK-së, formuan koalicionin parazgjedhor PAN, me kandidat për kryeministër Haradinajn, ndërsa nga ana tjetër këtë herë Mustafa nuk pati as guximin të ishte kandidat për kryeministër me koalicionin LAA.

Kulmi i fitores së Haradinajt ndaj Mustafës do të ishte kur vajza e liderit Historik Ibrahim Rugova, njëkohesisht deputete e LDK-së, Teuta Rugova doli kundër Mustafës dhe mbështeti koalicionin PAN.

Ndërsa sot, pas një takimi me Isa Mustafën partneri i koalicionit LAA, Behgjet Pacolli tha: "“Kryeministri më i sinqertë që ka pas ndonjëherë Kosova është Isa Mustafa. Kemi punuar shumë me Mustafën dhe i kemi kryer të gjitha obligimet”. E megjithatë pas këtij fjalimi mbresëlënës, Pacolli vendosi ta tradhëtojë Mustafën dhe shprehur më tej se sot do të takohet me Haradinajn, që me shumë gjasa do ta mbështesë atë për kryeministrin e ardhshëm të Kosovës.

Tashmë rruga është e hapur për Haradinajn që të shkojë të ulet në kolltukun e kryeministrit në detyrë Isa mustafa, ndërsa ky i fundit do të rikthehet vetëm si kryetar i LDK-së dhe Haradinajn mund ta shohë vetëm nga rrjetet sociale ose televizioni si kryeministër të Kosovës./albeu.com/
Shtuar më 04/09/2017, ora 16:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori