KOMENT/ Nga takimi me kryeministrin në "prangat" e policisë
Pëlqej
Nga Ervin Shkulaku/Kosovë

Deputeti i NISMA për Kosovën, Milaim Zeka është arrestuar ditën e djeshme nga Policia e Kosovës pas një urdhër-arresti të lëshuar nga prokuroria.

Ai dyshohet se është i përfshirë në një skemë krimi të organizuar në të cilën janë mashtruar mbi 900 shtatas të Kosovës. E sipas mediave Zeka ka përfituar me mijëra euro nga kjo skemë mashtrimi.

E ky arrestim nuk ishte suprizë për ditën e kaluar pasi skema e mashtrimit kishte ditë që ishte publikuar në media bashkë me faktet e pretenduara që ishin të vërteta.

Por, koeçidencë apo jo, Zeka ditën e kaluar pak kohë para arrestimit ishte pritur në takim nga Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Çuditërisht jo e zakontë për kryeministrat kjo lloj pritjeje pasi Haradinaj e priti në takim vetëm Zekën i cili është vetëm deputet i kuvendit.

Sipas zyrës për media arsyeja e pritjes së Haradinajt ishte se Zeka është anëtar i komisionit për media dhe me këtë rast kanë folur për RTK-në por gjithashtu bëhet e ditur se temë e bisedimeve të tyre ka qenë edhe mirëvajtja e koalicionit qeverisës.

Kjo temë e takimit të le të dyshosh nëse Zeka i ka bërë ndonjë formë presioni Haradinajt për votën e tij, pasi siç dihet në këtë situatë vetëm një votë kundër mund të rrëzojë Haradinajn nga posti i kryeministrit.

Madje edhe në foton bashkangjitëse të komunikatës për media të dy kanë dalë në momentin duke takuar duartë me njëri-tjetrin dhe të dy shohin përpara syrit të aparatit.

E megjithatë zyra e kryemiistrisë ka bërë të ditur se takimi ka shkuar shumë mirë.

Një votë kundër mund ta çojë në pozitë të vështirë Haradinajn pasi edhe një deputet i NISMA për Kosovën, Zafir Berisha është shprehur se nuk e mbështet Haradinajn si kryeministër.

Nga ana tjetër edhe ish-deputeti i AKR-së, Korab Sejdiu nuk e ka mbështetur qeverinë Haradinaj.

E për këto arsye do të jetë një mision tepër i vështirë për Ramush Haradinajn që t'i kënaqë të gjithë pasi në koalicion ka një larmishmëri partish politike. Kujtojmë se Haradinaj u zgjodh me votat minimale Kryeministër i Kosovës./albeu.com/
Shtuar më 17/10/2017, ora 08:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori