KOMENT/ I egër jeni ju Jabllanoviç
Nga Arbnor Buzhala - Nëse flasim për egërsira, gjithë bota e ka të qartë kush janë të egër, kush bëri terror mbi një popull të pafajshëm për më shumë se njëqind vite. Sot në qeverinë time, është ministër dhe po me atë pozitë ai fyen nënat tona.

Kush po ja jep këtë drejtë?, kush po e bënë të fortë Jabllanoviçin që ai ti flasë gjithë ato fjalë dhe të mos jep dorëheqje nga ajo pozitë që ka tani? Kush po ja siguron ende edhe pas atyre akuzave të njejtën pozitë? Pse nuk po ka reagime nga liderët tanë, për këto fyrje që po bënë Jabllanoviçi?

Nënat tona nuk janë egërsira për kundër janë shembulli dhe ideali më i mirë që një vend mund të ketë, nënat tona janë shëmbëlltyra të kësaj natyre. Vlera e tyre nuk mund të krahasohet e as te kompenohet me asgjë tjetër në këtë botë.

Asnjë nënë në botë nuk është e egër, nese vetëm një nënë në këtë botë mund të jetë e egër, ajo nënë do të ishte nënë juaj Jabllanoviç, pasi që ka bërë një djalë të egër si ju. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2015, ora 16:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori