KOMENT/ Haradinaj sot, të qeshë apo të qajë?
Nga Ervin Shkulaku

Ramush Haradinaj pas një marrëveshje me biznesmenin më të pasur shqiptar Behgjet Pacolli'in sot pret të bëhet kryeministër për herë të dytë në historinë e Kosovës. Bekimin e Pacollit e mori duke i dhënë këtij të fundit për 3 vota 4 ministri por Haradinaj sot ka një hall të madh. Po pret të bëhet kryeministër me lejën e Serbisë, shkruan albeu.com

Fillimisht u duk e çuditëshme mbajtja e seancës në orën 16:00 pasi seancat në Kosovë vazhdimisht fillojnë në orën 10:00. Por shumë shpejt u mësua se ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj kishte një hall, ai duhej të priste lejën e Beogradit për tu emëruar Kryeministër i ardhshëm i Kosovës.

Ai ndoshta gjatë luftës kurrë nuk do ta ketë menduar që një ditë do i duhej leja e Serbisë që të ishte kryeministër i vendit të tij. Por ajo ditë fatkeqësisht erdhi dhe tashmë populli e vlerëson nëse është fatkeqësi apo fatmirësi për të.

Por ndikimi serb duket se është më i madh sipas deputetit të koalicionit PAN, nga radhët e NISMA për Kosovën Milaim Zeka. Ai thotë për albeu.com se për këtë situatë fajtore është Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës për shkak se Lista Serbe e di inatin e liderëve të këtyre partive ndaj Haradinajt dhe e përdor në favor të saj duke futur në lojë Beogradin.

Zeka thotë se ata që janë ngritur me kembe e me duar, kundër Ramushit, dashtë e pa dashtë, janë futur nën strehën e Beogradit.

Prandaj do ishte më mirë sot për Ramushin që "të qajë" dhe për këtë e ka e një arsye tjetër, e kjo është se po formon një "qeveri teknike". Haradinaj sot do të jetë kryeministër i Kosovës por ka vetëm dy ministra që do t'i japin llogari drejtpërdrejt. Ministrat e tjetër kanë fillimish kryetarët e tyre të partive e më pas do të shkojnë te ai.

E megjithatë duket se kjo nuk është problem për Haradinaj, e tani të gjithë presim votbesimin e tij në orët e para të mbrëmjes./albeu.com


Shtuar më 09/09/2017, ora 11:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori