Komandanti i KFOR-it: Kosova nuk është shtet terrorist
Pëlqej
Komandanti në largim i Forcave Paqeruajtëse ne vend, gjenerali Salvatore Farina është shprehur se Kosova është një shtet që përmes ndërkombëtarëve po konsolidohet çdo ditë e më tepër si i tillë.

Ai tha se nuk janë të vërteta spekullimet se "Kosova ëhstë një shtet terrorist".

Farina tregoi përpara gazetarëve se fenomeni i largimit të personave për të luftuar në Siri apo në shtete të tjera të Lindjes së Mesme nuk ndodh vetëm në Kosovë, por edhe në shtete të tjera evropiane.

„Ky është një problem i përbashkët i vendeve demokratike dhe të zhvilluara”, tha ai.

Komandanti i deritanishëm i KFOR-it, të cilit iu bë edhe ceremonia e lamtumirës, u shpreh në fund se fakti që Policia e Kosovës i arrestoi 40 persona nën dyshimin e terrorizmit tregon për vendosjen e ligjit dhe rendit në vend. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2014, ora 16:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori