Komandantët e UÇK-së i bashkoi lufta, i përçau politika
Pëlqej
Hashim Thaçi, Fatmir Limaj, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Rrustem Mustafa dhe plot figura të tjera politike të sotme kanë qenë të gjithë bashkë me një uniformë, atë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hashim Thaçi, Rexhep Selimi dhe Fatmir Limaj kanë qenë shokë të ngushtë gjatë luftës, e ndërsa tanimë janë ndarë në subjekte të ndryshme politike.

Thaçi po mbetet i PDK-së, Selimi në karrierë ka qenë i Vetëvendosjes, ndërsa Limaj formoi partinë e tij bashkë me Jakup Krasniqin.

Ndërkaq, edhe Ramush Haradinaj është ndarë që në fillime në "front" më vete, me partinë e tij, AAK-në.

Të ndarë në parti janë edhe dy komandantët e Koshares, Rrustem Berisha e Anton Quni.

Ata që betejat e Kosharës i udhëhoqën bashkë, sot njëri është në AAK e tjetri në LDK./albeu.com/

Shtuar më 17/09/2014, ora 12:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori