Komandantët e UÇK-së dominojnë në PDK-AAK e Nisma
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Partitë në Kosovë janë bërë bashkë në një koalicion parazgjedhor për herë të parë pas daljes nga lufta.

Në listën për deputetë PDK do të ketë 55 kandidatë, AAK 40 dhe Nisma 15. Lista dominohet prej ish komandantëve të UÇK-së.

Në top 10-shën e parë "Indeksonline" përcjell se PDK do të ketë pesë kandidatë, tre do të jenë nga AAK dhe dy nga Nisma për Kosovën.

Listës do t'i prijë kreu i PDK-së, Kadri Veseli. Numër dy do të jetë mandatari për kryeministër, Ramush Haradinaj, numri tre do t'i takoj PDK-së, ku duhet të jetë një kandidate femër, ndërsa numër katër do të jetë kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj.

Ish komandant Çelikut do t'i takojë posti i zëvendës kryeministrit.

Në kuadër të 10-shës se parë nga Nisma për Kosovën do të jetë edhe Bilall Sherifi. Ndërsa, nga AAK pritet të jenë Pal Lekaj e Ahmet Isufi.

Kujtojmë se sonte në ora 00:00 përfundon afati për dërgimin e listave me deputetë në KQZ. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2017, ora 11:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori