Komandant Remi mbron Veton Surroin
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga rradhët e PDK-së, Rustem Mustafa, që dikur ka qenë komandant në Zonën Operative të Llapit ka thënë se veteranët nuk djegin libra.

Komandant Remi ka shkruar një status lidhur me këtë gjë, ku në mënyrë të tërthortë i del në mbrojtje Veton Surroit.

“Ata (veteranët) duhet të lexojnë dhe vlerësojnë! Ngase veteranët kanë luftuar që edhe ata që mendojnë ndryshe të kenë të drejt të shprehen lirisht. Ka libra në të gjitha gjuhet e botës që shohin LIRINË tonë si vet UÇK-ja. Te ne duhet lejuar që në raftet e librave të qyteteve tona të jenë edhe libra nga autorët serbë dhe të tjerë që mendojnë si të duan, tani ka një vlerësim NOTORE të ditur për UÇK-në. UÇK-ja ka hapur rrugën për liri dhe perspektivë në vendin tonë dhe me gjerë”, ka shkruar Mustafa. /albeu.com/
Shtuar më 20/07/2014, ora 14:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori