Haaland ka kopjuar dietën e Cristiano Ronaldos për t’u bërë më i miri

Sulmuesi i Borussia Dortmundit Erling Haaland ha të njëjtat ushqime si Cristiano Ronaldo.

Sulmuesi 19-vjeçar, i cili ka shënuar 10 gola këtë edicion në Ligën e Kampionëve, është momentalisht në një dietë peshkur për shkak të ndikimit të fituesit të pesëfishtë të “Topit të Artë”.

Këtë e ka zbuluar babai i futbollistit Alfie Haaland.

“Erling tash provon të bëjë të njëjtat gjëra sepse Ronaldo është 34-vjeçar dhe ende në nivelin e lartë të lojës, kështu që tregon për vlerat e gjërave të duhura”, ka thënë ai.


Shtuar 19.02.2020 15:26