Kollçaku: Vetëvendosje do të jetë grupi më i madh parlamentarë në Kuvendin e Kosovës
Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku, ka thënë se subjekti i tyre partiak do të jetë transparent me të gjithë qytetarët e Kosovës sa i përket bashkëpunimit për formimin e qeverisë se ardhshme.

Kollçaku shtoi po ashtu se Vetëvendosje do të jetë grupi më i madh parlamentarë në Kuvendin e Kosovës, shprehu dhe qëndrimin e subjektit të saj se nuk do të ketë bisedime për formimin e qeverisë, me të ashtuquajturin sipas saj "Klani Pronto", transmeton Klan Kosova.

"VV do të jetë grupi më i madh parlamentar në Kuvendin e ardhshëm të Kosovës. Me Klanin Pronto është e qartë që nuk ka mundësi të kemi bisedime për formimin e qeverisë.

Një qeveri ku do të jetë VV është e nevojshme për këtë vend. Një frymë e re me Vetëvendosjen e qon përpara vendin.

Por, edhe nëse mbetemi në Opozitë, e dijmë që zgjedhjet e ardhshme parlamentare mund të ndodhin shumë shpejt dhe atëherë do të dalim të parët pa asnjë partner.

Për secilin subjekt nganjëherë është mirë të shkojnë në Opozitë, jo të shuhen por të reflektojnë të përmirësojën gabimet në bazë të votës së qytetarëve”.

Pjesëmarrja e VV-së ku ne padyshim mendojmë se Kurti në Qeverisje mund të sjell ndryshim në këtë vend".
Shtuar më 05/07/2017, ora 07:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori