A kishte njeri dyshime? Benzema lojtari më i mirë i vitit

Askush nuk kishte dyshime se lojtari më i mirë i vitit që lam pas ishte Karim Benzema.

Sulmuesi francez u kurorëzua ditën e sotme në Stamboll, ku UEFA mbajti edhe ceremoninë e hedhjes së shortit.

Gjithashtu edhe Carlo Ancelotti u kurorëzua si trajneri më i mirë.

Benzema po ashtu kandidati kryesor për fitimin e “Topit të Artë” që do të jepet në muajin tetor./albeu.com