Futbolli shqiptar në zi, trajneri i Luftëtarit pëson atak kardiak dhe ndërron jetë teksa po drekonte me miqtë

Futbolli gjirokastrit dhe shqiptar në zi. Trajneri i Luftetarit Mustafa Hysi ka ndërruar jetë mesditën e sotme si pasojë e një infarkti.

Mësohet se Hysi ishte nën shoqërine e miqve të tij në një restorant në fshatin “Andon Poçi”.

Trajneri i futbollit ka ndjerë dhimbje në gjoks fillimisht dhe më pas ka rënë në shesh.

Miqtë e tij e kanë shoqëruar menjëherë për në Spitalin Rajonal por ai nuk mundi dot të rikthehej në jetë.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe presidenti i FSHF-së, Armando Duka ku i shreh ngushëllime familjarëve.

Postimi i plotë i Dukës:

Të dashur miq,
Mësova sot lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të një prej njerëzve që i ka dhënë shumë futbollit të Gjirokastrës, Mustafa Hysi. Fillimisht si lojtar i Luftëtarit, një nga emrat më të dashur për publikun gjirokastrit sëbashku me Bonin, Kallucin, Brahon dhe Seitin në fillimin e viteve 80’, Hysi ka lënë gjurmë të mëdha në futbollin shqiptar.
Mustafai e donte shumë këtë skuadër, ku edhe pasi vendosë të varë këpucët si futbollist, vendosi t’i bashkohej stafit drejtues, duke qenë trajner dhe drejtues i Luftëtarit për disa sezone me rradhë.
Mustafa Hysi perveçse një futbollist dhe trajner shumë i mirë, ishte dhe një mik i mrekullueshëm. Do më mungojë personalisht mua e të gjithë miqve të tij të shumtë.
Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjarët dhe miqtë e Hysit.
I paharruar miku im Mustafa Hysi!


Shtuar 2.09.2021 15:02