Kodi i ri Penal, gazetarët duhet të tregojnë burimet
Gazetarët e Kosovës nuk do të kenë më të drejtë të mbrojnë burimet e veta të informacionit kur shkruajnë apo informojnë për çështje të ndjeshme pasi Kodi i ri Penal detyron këta të fundit të identifikojnë burimet.

Kjo për shkak se Kuvendi miratoi Kodin Penal të Republikës së Kosovës, Neni 38 i të cilit kërkon zbulimin e burimeve kur gazetari shkruan për vepra penale, si degradimi i integritetit seksual, ofrimi i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç, përvetësimi në detyrë, marrja dhe dhënia e ryshfetit. /albeu.com/

Shtuar më 21/04/2012, ora 10:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori