Koço Danaj: Shqipëria Natyrale ka baza historike dhe kushtetuese
Kryetari i Listës për Shqipërinë Natyrale, Koço Danaj është shprehur se ka patur shumë mesazhe mbështetëse nga ana e atyre që e ndjekin në veprimtarinë e tij dhe se iu është falenderues të gjithë këtyre personave.

Ndërsa, ka shtuar se disa persona kanë qenë skeptikë sesi është e mundur që Shqipëria Natyrale të mund të bëhet realitet dhe a ka baza kushtetuese për këtë gjë.

Ai thotë se për faktin se mbi ç’baza ligjore mbështetet Shqipëria Natyrale ka dy argumenta.

“E para: Është Akti Juridik i Kuvendit të Vlorës i 28 Nëntorit 1912 që shpalli pavarsinë e Shqipërisë Natyrale me kufij nga Presheva në Prevezë dhe nga Durrësi në Shkup. Ky Akt juridik nuk u diskutua dhe nuk ju dhanë argumente që ishte i padrejtë. Thjesht u injorua dhe rindarë në pesë pjesë kombin shqiptar. E dyta: Preambula e Kushtetutës se Shqipërisë e miratuar nga populli shqiptar, nga Komisioni i Venecias nga BE, nga NATO, shkruan se “E drejta e kombit shqiptar për bashkim kombëtar është plotësisht e ligjshme”, tha Danaj.

Sipas Koço Danajt, patriotizmi shqiptar është sa historik, aq edhe kushtetues./albeu.com/
Shtuar më 04/11/2014, ora 22:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori