Koçi: Aktakuzat e para në Gjykatën Speciale, para pranverës
Pëlqej
Avokati Arianit Koci, ka thënë se natyra shumështresore e procedurës penale në Gjykatën Speciale, nuk rrjedh vetëm prej seriozitetit të akuzave dhe përmbajtjes juridike, por sipas tij edhe nga dēshmitë e dëshmitarëve të cilat duhet t’i nënshtrohen verifikimit serioz, nga ana e Gjykatës.

“Është fakt notor që mund të ketë pasur tentativë për ndërhyrje në prova gjatë hetimeve, prej palëve të treta”, ka thënë Koci përmes një postimi në “Facebook”.

Sipas tij kredibiliteti i çdo prove që i është servuar Prokurorisë duhet të vërtetohet.

Ai sipas analizës së tij juridike ka treguar se kur mund të deponohen aktakuzat e para në Gjykatën Speciale.

“Duke e ditur mirë se si funksionojnë Tribunalet ad hoc, dhe duke e pasur parasysh modus operandin e Prokurorisë, sipas analizës sime juridike, aktakuzat e para nuk do të deponohen në Gjykatën Speciale, para pranverës së hershme të vitit të ardhshëm”, ka thënë Koci. /albeu.com/

Shtuar më 17/07/2017, ora 12:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori