Koalicioni qeverisės me vetėm 59 deputetė “besnikė”
Koalicioni qeverisės nė fund tė sesionit pranveror ka mbetur me vetėm me 59 deputetė “besnikė”. Qeverisja Thaēi duhet tė shpresojė nė njė opozitė tė paunifikuar, nė tė kundėrtėn do tė ketė telashe nė drejtimin e vendit deri nė fund tė mandatit, shkruan nė numrin e sotėm gazeta kosovare Koha Ditore.

Grupet parlamentare nė opozitė kanė vetėm 51 deputetė, por sė bashku me deputetėt pa grup parlamentar dhe disa “tė revoltuar” tė pozitės, mund tė kenė shumicėn nė Kuvend. Deputetėt pa grup parlamentar tashmė janė bėrė dhjetė.

“Po tė ishte opozita e unifikuar, mandati i kėsaj qeverie do tė ishte shumė i shkurtėr”, thotė deputetja e AAK-sė, Donika Kada-Bujupi.

Nė sesioni vjeshtor Qeveria duhet t’i bėjė llogaritė pėr miratimin e ligjeve dhe pėr evitimin e mocioneve mosbesuese, nė pėrkrahjen e deputetėve pa grup parlamentar, pėr mė tepėr qė nė grupet parlamentare qė pėrbėjnė qeverinė, ka deputetė qė kanė dhėnė argumente se nuk i binden aq lehtė Qeverisė.

“Rrallė ndodh nė botė qė pakicat politike tė qeverisin me stabilitet”, thotė Lutfi Haziri, nga LDK-ja, qė nė zgjedhjet e fundit ka mbetur nė opozitė.

Edhe Haziri fajėson opozitėn pėr njė qeveri tė pakicės qė vazhdon tė qeverisė me vendin. “Qeverisja e pakicės do tė varet krejt prej asaj se sa do tė jetė e unike dhe e forcuar opozita”, theksoi Haziri.

Nė Kuvend, PDK-ja ka 34 deputetė, disa prej tė cilėve nuk i binden Qeverisė. Nė koalicion qeverisės ėshtė edhe Koalicioni pėr Kosovėn e Re. Ky koalicion tani nė grup ka vetėm 8 deputetė. Disa nga deputet e kėtij koalicioni janė shprehur disa herė kundėr politikave tė Qeverisė, edhe pse kanė nėnshkruar marrėveshje qeverisėse.

Qeveria ėshtė nė koalicion edhe me SLS-nė qė ka 11 ulėse nė parlament si dhe me grupin 6+. Por sė bashku nuk e pėrbėjnė shumicėn.

Nė opozitė janė LDK-ja me 27 vende, AAK me 12 vende dhe “Vetėvendosje” me 12 deputetė. Lėvizja pėr Bashkim ka dy deputetė tė larguar nga Grupi parlamentar i “Vetėvendosjes”, por qė nuk i janė bashkuar grupeve tjera. Partitė e minoriteteve kanė 7 deputetė pa grup parlamentar. Disa nga ta thuhet se pėrkrahin politikat e Qeverisė, por se nuk janė tė rregullt nė mbledhje.
Shtuar më 16/07/2012, ora 09:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Është Obama pa të ishte ndonjë tjetër do t'ia thyeja cadrën kokës!?

Është Obama pa të ishte ndonjë tjetër do t'ia thyeja cadrën kokës!?