Koalicioni i madh, në krizë të votave
Koalicioni qeverisës, PDK-LDK-minoritetet, dhe pse me 85 deputetë në Kuvend shpesh ndeshet dhe me dështimin e sigurimit të votave të nevojshme për të marrë vendime të rëndësishme, e në disa raste edhe po i mungon kuorumi për të mbajtur seanca apo mbledhje të komisioneve parlamentare.

Ndër dështimet më të mëdha është mosratifikimi i marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10, në vlerë prej rreth 40 milionë euro. Kjo ka ndodhur në seancën e së enjtes, në të cilën koalicioni nuk arriti as ta vazhdojë seancën për të shqyrtuar vazhdimin e mandatit të EULEX-it.

Në anën tjetër subjektet opozitare thonë se zgjedhjet janë opsioni i vetëm për të tejkaluar këtë situatë, transmeton Zëri. Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se udhëheqësit e institucioneve, vuajnë nga mungesa serioze e legjitimitetit dhe besueshmërisë. Madje Lekaj ka thënë se koalicioni PDK-LDK-“Srbska” është i papërgjegjshëm. Prandaj, sipas tij është e nevojshme që të mbahen zgjedhjet në mënyrë që të rilegjitimohet skena politike në vend. /albeu.com/
Shtuar më 18/06/2016, ora 08:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori