KMDLNJ: Të hetohen ata që dogjën librin e Surroit
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar për djegien që iu bë sot librit të Veton Surroit, "Këmbët e gjarpërit".

MKDLNJ kujton se e drejta e fjalës dhe e lirisë së mendimit është e garantuar me Kushtetutë dhe mbrohet edhe nga dokumentet mnë të rëndësishme ndërkombëtare.

Ky këshill ka kërkuar nga organet kompentente të hetojnë këtë rast.

"Djegia e librit , qoftë edhe si simbolikë është porosi e keqe për demokracinë dhe përkujton kohën e Rajhstagut, djegien e veprave të Salmon Ruzhiesë nga ajatollahët si dhe rasti i djegies së librit të Blendi Fevziut", thuhet në deklaratën për media të KMDLNJ-së. /albeu.com/
Shtuar më 16/07/2014, ora 13:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori