KMDL: Do të rrënojmë lapidarët e kriminelëve serbë në Kosovë
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, dënon ashpër Heqjen e Lapidarit të Dëshmorëve të UÇPMB-së, nga ana e policisë dhe xhandarmërisë serbe.


“Ky veprim i Beogradit e tregon qartë se politika atje nuk ka ndryshuar, vazhdon të punoj me politiken gjenocidiale të kryekriminelit Milosevic. Këtë e vërteton se sot në pushtet është zëdhënësi i tij Dacic. Me politikën e vazhdueshme antishqiptare dhe me aktin e sotëm Serbia me çdo kusht po mundohet të bëjë spastrimin e trojeve Shqiptare në Preshevë Medvegjë dhe Bujanovc. Veriu i Mitrovicës është çështje e brendshme e Republikës së Kosovës dhe ky problem duhet ta zgjedh Prishtina vetë. Krejt në fund jemi, në çdo moment dhe në çdo kohë jemi pranë vëllezërve tanë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc dhe jemi të gatshëm në çfarëdo forme t’u përgjigjemi”, thuhet në një kumtesë të Këshillit, të nënshkruar nga kryetari Xhevdet Qeriqi. /albeu.com/
Shtuar më 20/01/2013, ora 18:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori