Smalling mbetet në “Olimpico”, Roma dhe Man.United arrijnë marrëveshjen

Chris Smalling do të luajë me Romën.

Qendërmbrojtësi anglez, Chris Smalling, me shumë gjasë do të vazhdojë sezonin me skuadrën e Romës.

Roma është impresionuar nga paraqitjet e lojtarit sezonin e kaluar, kur ky luante si i huazuar nga Man United.

Sipas raportimeve të ‘Calciomercato’, Roma më në fund kanë arritur marrëveshje me United, për një marrëveshje permanente.

30 vjeçari Smalling do të kalojë në ‘Stadio Olimpico’ për 15 milionë euro.

Zyrtarizimi për këtë lëvizje pritet të ndodh sot, me lojtarin që do t’i jap fund aventurës 10 vjeçare me United.


Shtuar 5.10.2020 07:54