Klinë, vritet oficeri i policisë Arben Sejdiu
Pëlqej
Mbrëmë rreth orës 21:10 në fshatin Grabanicë të Klinës në shtëpinë e tij nga persona të panjohur është vrarë oficeri i policisë, Arben Demë Sejdiu dhe janë plagosur dy anëtar të tjerë të familjes.

Njësia e drejtorisë rajonale të Policisë në Pejë, njoftoi se në shtëpinë e viktimës Naim Sejdiu, lindur dhe banues në fshatin Grabanicë, derisa viktima (oficeri policor), Arbeni lindur me 03.03.1970 dhe banues në fshatin Grabanicë-Klinë, dhe viktima Qemajl (Naim) Sejdiu 24 vjeçar po ashtu lindur dhe banues në fshatin Grabanicë, kanë qenë së bashku me familjar të tjerë duke qëndruar në dhomën e pritjes, nga oborri i shtëpisë së tyre, persona të panjohur kanë shtënë me armë automatike të zjarrit.

Në njoftimin e policisë thuhet se me këtë rast nga plagët e marra oficeri policor Arbeni ka mbetur i vdekur në vend dhe se vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe ekipi mjekësorë që ka dalë në vendin e ngjarjes pas marrjes se njoftimit, ndërsa Naimi dhe Qemajli kanë pësuar plagosje (lëndime trupore) dhe nga familjarët janë dërguar për në Spitalin Rajonal në Pejë. Viktima Naim Sejdiu është ndaluar në spital për tretman mjekësor të mëtutjeshëm, ndërsa Qemajli pas marrjes së ndihmës është liruar për në shtëpi.

Sipas policisë për ketë janë njoftuar njësitet përkatëse policore dhe stafi komandues i stacionit policorë në Klinë, po ashtu janë aktivizuar edhe planet operacionlale që efektivët policorë të veprojnë në rajon sa më shpejtë për kapjen e mundshme të kryesve të krimit.

Njësitet përkatëse policore kanë vazhduar operacionin, duke bërë shikimin e vendit të krimit, janë bastisur 6 shtëpi në komunën e Klinës dhe shoqëruar 10 persona për t’i intervistuar lidhur më rastin, por të njëjtit nuk janë ndaluar. Operacioni policor është në vazhdim.
Shtuar më 23/11/2010, ora 14:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori