Klinaku, Albin Kurtit: E përdore elementin kombëtar për pushtet personal
Pëlqej
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Avni Klinaku e ka akuzuar Albin Kurtin se e ka shpërdoruar elementin kombëtar dhe se po mendon vetëm për qëllime personale karrieriste.

Klinaku tha se pas nënshkrimit të marrëveshjes mes LAN dhe Vetëvendosjes, kjo e fundit ka shkelur me të dyja këmbët premtimet që pati dhënë, transmeton Telegrafi.

Ai ka shkruar se Kurti ka bërë "kthesë të fortë politike" që nuk ndihmojnë askënd dhe asnjë shqiptar, por vetëm atë dhe personat që i shkojnë pas tashmë e tutje.

Avni Klinaku i përmend Albinit fjalët që ka thënë si "Stop negociatat me Serbinë" apo "VV-ja nuk bën koalicion me zyrtarë të lartë që kanë patur pushtet më parë". /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2014, ora 14:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori