Kjo zonë e Kosovës sot nuk ka ujë
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar konsumatorët e fshatit Shkabaj se duke filluar nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme sërish mbetet pa furnizim me ujë të pijshëm.

Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm është rrëshqitja e dheut mbi gypin e ujësjellësit nga një investitor, i cili është duke u marrë me ndërtime të larta të banesave.

“Në këtë rast, investitori në fjalë duhet të jetë i obliguar nga komuna e Prishtinës që të bëjë sanimin e defektit dhe të jetë në shërbim të qytetarëve në mënyrë që sa më shpejtë t’u rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm”.

“Pavarësisht dëmtimeve të tilla, meqë ujësjellësi u ka bërë disa herë thirrje publike investitorëve që të jenë më të kujdesshëm gjatë realizimit të projekteve të tyre ndërtimore, ekipet e ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes dhe të përgatitur mirë që të ndihmojnë në sanimin e defektit në fjalë”, thuhet në komunikatën e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit.

Shembja e dheut mbi gypin e ujësjellësit është në rrugën “Gjergj Balsha” në lagjen Arbëria në Prishtinë.


Shtuar më 05/11/2018, ora 11:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori