Kjo është avokatja bukuroshe që do mbrojë Ramush Haradinajn në Francë (FOTO LAJM)
Avokatja franceze Rachel Lindon pritet të përfaqësojë liderin e AAk-së Ramush
Haradinaj në seancën gjyqësore që pritet të mbahet ditën e enjte në qytetin Mulhouse të Francës.
Avokati i
Haradinaj, Arianit Koci, në një intervistë për "RTV Dukagjini", bëri me dije se
Haradinaj do të mbrohet nga
avokatja franceze Rachel Lindon, ndërsa ai pritet të jetë i pranishëm, por në cilësinë e asistentit të saj.
"Ligji në Francë nuk lejon që një avokat i huaj të mbrojë një person që gjykohet në këtë vend. Prandaj,
Rachel Lindon do të jetë
avokatja që do ta mbrojë zotin Haradinajn në seancën e së enjtes", ka thënë Koci.
"Unë do të jem aty për ta asistuar atë. Ajo është një avokate parisiene, dhe e specializuar në çështjen e ekstradimeve", ka shtuar Koci.
Kujtojmë se lideri i AAK-së, Ramush
Haradinaj, u arrestua më 4 janar, në Aeroportin ndërkombëtar Basel-Mulhouse, në pjesën
franceze të tij në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Serbia. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2017,
ora 09:26