PDIU braktis Edi Ramën
Kjo parti ka fituar më shumë vota në Kosovë
Pëlqej
Lidhja Demokratike e Kosovës del të jetë fituese e një numri të madh të komunave nga zgjedhjet komunale.

Sipas rezultateve nga të gjitha komunat sa ka Kosova, LDK del të ketë fituar tetë komuna.

Gjilan, Istog, Podujeve, Vushtrri, Lipjan, Peje, Viti,Fushë-Kosovë, janë tetë komunat e fituara nga LDK.

Duhet përkujtuar që zgjedhjet lokale u mbajtën më 22 tetor ndërsa sot u zhvillua balotazhi në 19 komunat të cilat nuk kishin arritur të zgjedhin të parin e komunës së tyre. Dështim serioz i kësaj partie llogariten disfatat në dy komuna të mëdha: Ferizaj dhe Suharekë, përderisa në Prishtinë rezultati vazhdon të jetë ende lëvizës.

LDK-ja ndërkohë vazhdon të udhëhiqet nga Isa Mustafa.
Shtuar më 19/11/2017, ora 22:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori