Kjo lagje në Prishtinë sot s'ka ujë
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton konsumatorët e rrugës “Fehmi Agani” në Prishtinë se gjatë ditës së sotme duke filluar nga ora 08 – 16, gjithsej 8 orë, do të ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm.

“Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë janë punimet teknike në sistemin e ujësjellësit dhe kanalizimit nga ana e Komunës së Prishtinës, gjegjësisht realizimi i kyçjes së tubit të ri dhe largimi i të vjetrit.

Këto punime teknike po realizohen, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës së ujësjellësit dhe kanalizimit”, thuhet në njoftimin e Ujësjellësit.


Shtuar më 08/06/2018, ora 08:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori