Kjo ishte seanca me paqesore e Kuvendit te Kosoves (FOTO LAJM)

Kishte kohe qe Kuvendi i Kosoves nuk ishte kaq i qete dhe paqesor, pa ofendime, perplasje mes paleve dhe mbi te gjitha pa gaz lotsjelles.

Por kjo nuk ka ndodhur fale deputeteve, por nxenesve te shkolles fillore Ismail Qemali ne Prishtine, te cilet me rastin e 28 Nentorit vizituan ate qe duhet te jete "tempulli i demokracise" ne Kosove.

Femijet jane shoqeruar nga gjithe kohes nga deputeti i LDK-se Blerim Grainca, i cili bashke me ta ka improvizuar nje seance kuvendi, raporton Portali Albeu

"Sot pata kenaqesin qe per nder te 28 Nentorit te pres femijet nga Klasa e II e shkolles fillore Ismail Qemaili ne Prishtine. Improvizuam punen e kuvendit dhe qeverise.Ishin shume me te mire se ne. Ata na obligojn te punojm fuqishem per Kosoven tone. Ata presin nga ne", shkruan deputeti Grainca ne Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 26/11/2015, ora 16:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori