Kjo është thirrja e veteranëve për të protestuar në Drenicë kundër Vuçiçit
Dega e Shoqatës së Veteranëve në Skenderaj përmes një njoftimi zyrtarë ka thënë se sot Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç përmes rrugëve të Drenicës do të vizitojë fshatin Banjë.

Ata kanë ftuar për protestë në sheshin ‘Adem Jashari’ në ora 06:00 të mëngjesit për të bllokuar të gjitha rrugët që qojnë në fshatin Banjë.

Njoftimi i plotë që e ka shpërndarë kryetari i degës së veteranëve në Skenderaj, Emin Latifi.

Nga shoqatat e dalura nga Lufta e UÇK-së Dega Skenderaj Të nderuar qytetar të Skenderajt, veçanarisht luftetar, invalid dhe familjar të deshmorëve. Fillimisht ju kërkojm falje që po iu shqetësojm në këto orë të vona, por sa po norrem lajmin se Aleksander Vuçiç nesër do të shkelë tokën e Drenicës.

Andaj duke ju kërkuar secilit mirëkuptim në një ditë vikendi për shqetësimin tuaj, na falni por duhet të iu ftojmë në protestë sepse po vjen pa kërkuar falje një President i një shteti që ka vrarë, masakruar dhunuar popullatën e pa fajshme nga foshnja e posalindur deri tek mosha ma e shtyer, zgjohuni në këmbë të gjithë ta ndalojmë Vuçiçin që mos të shkelë në tokën e Drenicës.

Asnje zyrtar i shtetit Serb që ka shkaktu dhunë dhe vujtje në Kosovë nuk do të duhej të lejohej të hynte në Kosovë pa kerkuar falje. Takohemi të gjithë në Sheshin “ADEM JASHARI” në ora 06:00 në mengjes për ti bllokuar të gjitha rrugët që qojnë në Banjë fshat ky në tokën arberore “o sot o kurr


Shtuar më 09/09/2018, ora 08:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori