Aksident në aksin Lezhë-Milot, plagosen 2 persona

Një tjetër aksident është shënuar pasditen e 15 majit në aksin rrugor Lezhë-Milot.

Mjeti tip “Benz” është përplasur me bordurën e urës  shkak ka qenë parakalimi i gabuar i shoferit.

Si pasojë e këtij aksident ka mbetur i plagosur çifti  që udhëtonte me këtë makinë.

Menjëherë janë transportuar drejt spitalit Rajonal të Lezhës. Abcnews.al mëson se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00 të pasdites të sotme.

Ndërkohë në aksin Lezhë-Shënkoll, një polic i burgut të Shënkollit humbi jetën pas një aksidenti me motor.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00.

Pashk Deliaj, 40 vjeç humbi kontrollin e motorit dhe u përplas me shtyllën. Ai nuk mundi t’i shpëtonte plagëve dhe ndërroi jetë./albeu.com