“Një hero i vërtetë”, Berisha reagon për mbyten e 18-vjeçarit në Durrës që shpëtoi dy të miturit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në rrjetin social Facebook pas vdekjes së 18-vjeçati në ujërat e detit Durrës ndërsa po shpëtonte vëllain e tij bashkë me shokun e këtij të fundit.

Hero e ka cilësuar Berisha të riun ndërsa i shpreh ngushëllime familjes së tij.

Postimi i Berishës:

Një hero i vërtetë!

Miq, i riu 18-vjeçar, Anri Kashiku, si një hero i vërtetë, shpëtoi sot dy jetë, por vetë mbeti në ujrat e Adriatikut, për t’u bërë i pavdekshëm me veprën e tij.

Duke ndarë dhimbjen dhe zinë me familjen Kashiku për këtë humbje të pakompensueshme, i lutemi Zotit që shpirti i bardhë i Anrit shpëtimtar të gjejë paqen e merituar. Amin! sb/albeu.com