Kjo është njësia që do të arrestojë ish-pjestarët e UÇK-së
Pëlqej
Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) do të ketë mision operacional në Kosovë, për çështje që lidhen me Gjykatën Speciale. Veç kësaj, gjykatës me seli në Hagë do t’i ofrojë edhe mbështetje tjetër.

Nga gjysma e qershorit, ky mision është reduktuar në përbërje e edhe në mandat. Por ai do të ruajë disa kompetenca ekzekutive që ndërlidhen me dëshmitarët, e edhe të tilla që kanë të bëjnë me Specialen, gjykatë që ka në juridiksion të zbardhë pretendimet për krime lufte të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, të përmbledhura në raportin e senatorit Dick Marty, e i cili mban vulën e Këshillit të Evropës.

Në EULEX kanë treguar se cili do të jetë bashkëpunimi konkret me Dhomat e Specializuara dhe me Zyrën e ProkuroritSpecializuar, emërtim ky zyrtar për Specialen.

“Sipas mandatit të ri, misioni i EULEX-it do të bashkëpunojë me Dhomat e Specializuara dhe me Zyrën e prokuroritspecializuar duke ofruar mbështetje logjistike dhe operacionale në pajtim me legjislacionin përkatës të Kosovës”, thuhet në një përgjigje të shkruar që gazetës ia ka dhënë ky mision evropian.

EULEX-i do të zbatojë mandatin e ri përmes Njësisë për Monitorim dhe Njësisë për Operacione.


Shtuar më 22/06/2018, ora 07:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori