Kjo është masa ndaj babait që vrau foshnjën në Kosovë
I është caktuar masa e paraburgimit të dyshuarit për vrasjen e vajzës së tij në komunën e Vitisë.

Gjykata ThemeloreGjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë ThemeloreGjilan, mbi caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Xh. K., në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditëve.

I pandehuri Xh. K. shqiptar nga Republika e Maqedonisë, me vendbanim në Komunën e Vitisë është arrestuar me datë 29.08.2017, pasi që i njëjti dyshohet se privuar nga jeta vajzën e tij të posa lindur, transmeton Indeksonline.

Për këtë ai ngarkohet me veprën penale “Vrasje e rëndë, nga neni 179 paragrafi 1 pika 1.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit, thuhet në komunikatën për media.
Shtuar më 30/08/2017, ora 16:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori