Kjo është marrëveshja mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit (FOTO LAJM)

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti si dhe Vjosa Osmani kanë zyrtarizuar sot kandidimin e tyre në zgjedhjet e përgjithshme në një listë të përbashkët.

Iniciativa e Osmanit do të jetë pjesë e Vetëvendosjes, ndërsa do t’i ketë 10 kandidatë për deputet, Osmani dhe nëntë të tjerë.

Marrëveshja e nënshkruar sot në hollin e Kuvendit të Kosovës përmban 10 pika gjithsej, për të cilat dyshja janë pajtuar në plotni, transmeton lajmi.net.

Ndër të tjerash në marrëveshje thuhet se janë të vendosur në luftimin e pa kompromis të korrupsionit dhe krimit të organizuar si parakusht thelbësor për konsolidimin e demokracisë dhe zhvillimin e qëndrueshëm në vend, të bindur se e ardhmja do të jetë më e mirë dhe më premtuese për të gjithë kur qytetarëve u garantohen të drejta të barabarta, investohet në arsim e shëndetësi, si dhe kur interesat e qytetarëve janë në qendër të politikbërjes në vend.

“Përkushtim të plotë që personat që do të udhëheqin dikasteret qeveritare të jenë të kualifikuar, kompetent, dhe me integritet se do të ketë pajtim në mes të palëve lidhur me emrat që do t’i udhëheqin këto dikastere bazuar ne kriteret e mëposhtme”, thuhet në pikën e tretë të marrëveshjes.

Shtuar më 14/01/2021, ora 16:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori