E FUNDIT/ Bie nga 20 metra lartësi, humb jetën nëna e dy fëmijëve
Kjo është marrëveshja e koalicionit ndërmjet “Alternativës” dhe LDK-së (FOTO LAJM)

“Alternativa” e Mimoza Kusarit dhe Ilir Dedës ka publikuar marrëveshjen për koalicion parazgjedhor me LDK-në.

Në dokumentin e publikuar nga iniciativa e ish-nënkryetares së AKR-së dhe ish-deputetit të VV-së, shihet së marrëveshja është krijuar duke u bazuar në siç i kanë quajtur ata katër parime qeverisëse: “Sundimi i Ligjit”, “Zhvillimi Ekonomik”, “Reforma e Administratës Publike” dhe “Politika rajonale dhe ndërkombëtare”.

Sa i përket zhvillimit ekonomik, marrëveshja LDK-Alternative parashikon ndër tjera edhe aktivizimin e Aeroportit të Gjakovës, komunë që udhëhiqet nga Kusari-Lila.

Po ashtu, Gjakova bashkë me Mitrovicën dhe Prizrenin, sipas marrëveshjes, do të jenë edhe përfituese të finalizimit të zonave ekonomike.

Sipas marrëveshjes nga Isa Mustafa e Mimoza Kusari, 'Alternativa' do të garojë më 10 deputetë në listën e LDK-së, e që më vonë iu bashkua edhe lista e AKR-së së Behgjet Pacollit, duke respektuar kuotën gjinore.

Alternativa pasi nuk ka arritur të regjistrohet si parti politike, ajo do të garojë nën logon e LDK-së.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë mbahen më 11 qershor. /albeu.com/

Shtuar më 20/05/2017, ora 17:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori