Kjo është axhenda e partive në ditën e parë të fushatës
Fushata elektorale për zgjedhjet e balotazhit nis zyrtarisht sot.

Partitë politike që kanë shkuar në balotazh kanë paraparë një varg aktivitetesh gjatë kësaj jave

Më poshtë keni aktivitetet e planifikuara për sot:

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të prezantojë programin e tij para studentëve të Kolegjit ISPE. (Objekti i ISPE në Prishtinë, ora 11:00)

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi prezanton programin dhe bashkëbisedon me komunitetin e biznesit. (Sëiss Diamond Hotel, ora 12:00)

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti do të ketë aktivitet programor në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. (Afër Qendrës së Mjekësisë Familjare, ora 12:30)

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi prezanton programin dhe bashkëbisedon me rininë. (Sheshi 21, ora 16:00)

Lëvizja Vetëvendosje mban tubime zgjedhor në Kaçanik në të cilin do të flasin Kryetari Visar Ymeri, deputeti Albin Kurti dhe kandidati për kryetar, Basri Kodra. (Shtëpia e Kulturës “Xheladin Kurtaj”, ora 16:30)

Lidhja Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor në Karaçevë të Kamenicës, ku kandidati për kryetar të Komunës, Shaip Surdulli, shpalos programin e tij qeverisës. Në tubim merr pjesë dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa. (Shkolla fillore “Asllan Thaçi” në Karaçevë, ora 17:00)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim me gratë suharekase ku merr pjesë dhe Kryeministri dhe Kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj. (Restaurant Rozafa në Suharekë, ora 17:15)

LDK mban tubim zgjedhor në fshatin Stanoc të Poshtëm të Vushtrrisë, ku kandidati për kryetar të Komunës, Xhafer Tahiri, shpalos programin qeverisës. (Shkolla fillore “Nazmi Zhegrova” në Stanoc, ora 17:15)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim me qytetarë të fshatit Mushtisht të Suharekës. (Shkolla e fshatit Mushtisht, ora 18:00)

Lëvizja Vetëvendosje mban tubime zgjedhor në Kamenicë në të cilin do të flasin kryetari Visar Ymeri, deputeti Albin Kurti, kandidati për kryetar, Qëndron Kastrati, dhe përfaqësuesi nga AAK, Faton Jakupi. (Palestra e Sporteve, ora 19:00)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubim me qytetarë të fshatit Budakovë të Suharekës. (Shkolla e fshatit Budakovë, ora 20:00)


Shtuar më 13/11/2017, ora 08:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori