EMRI/ Gjendet një trup i pajetë në lumin Vjosa, dyshimet e para

Një trup i pajetë është gjendur në rrjedhën e lumit Vjosa në Përmet.

Sipas burimeve, personi në fjalë është gjetur në orët e para të mëgjesit të sotëm dhe bëhet fjalë për 55-vjeçarin Agim Pelushi.

Gjithashtu mësohet se ai ishte emigrant në Greqi dhe sapo ishte divorcuar nga bashkëshortja.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/