Kjo është arsyeja pse policia do të arrestojë asambleistin e VV-së
Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe asamblisti Egzon Azemi ka deklaruar se prokuroria ka lëshuar fletë-arrest ndaj tij.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Azemi ka shkruar se Policia e Kosovës, kanë shkuar në shtëpinë e tij për ta arrestuar.

Policia e Kosovës, herët në mengjes erdhën tek shtëpia për të më arrestuar sepse Prokurorët e Lumezit e Kadrisë, kanë lëshuar fletë-arrest. Aty s’më gjetën dhe duke e ditur se sot kemi mbledhje të KPF-së, kanë ardhur te Komuna e Prishtinës, civil e të uniformuar. Tash jemi në mbledhje e mbase ende po presin jashtë”, ka shkruar Azemi.

Ai thotë se nuk do ti përgjigjen ftesave të prokurorisë, pasi që sipas tij ‘asnjëherë nuk do të pranojnë gjykime politike’.

Azemi ka thënë se arsyetimi i policisë për arrestim ishte, pjesëmarrja në protesta të dhunshme,raporton kallxo.

“Bëhet fjalë për protestat kundër Demarkacionit e ‘Zajednicës’, protesta të vitit 2016”, tha Azemi.
Shtuar më 22/10/2018, ora 12:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori