Kjo e pret Vetëvendosjen pas nënshkrimit të koalicionit me AKR-në
Adriatik Kelmendi
Publicisti dhe gazetari, Adriatik Kelmendi, i ka bërë disa llogaritje rreh koalicionit që u bë para pak çastesh në mes të Vetëvendosjes dhe Aleancës Kosova e Re.

Ai pyet se a mund të jetë partia e Pacollit, mallkimi i Vetëvendosjes, duke kujtuar zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, kur pas një koalicioni të LDK-së dhe AKR-së, kjo e fundit e braktisi atë duke iu bashkuar PAN-it.

“Pse "Vetëvendosje!" zgjodhi ta ndryshojë taktikën e vet të dëshmuar si fituese?!

Në zgjedhjet parlamentare, LDK-ja si parti deri atëherë më e madhe zgjodhi të bëjë koalicion me AKR-në, kurse "Vetëvendosje!" garoi e vetme dhe për herë të parë e kaloi LDK-në (e edhe PDK-në, AAK-në e NISMA-n)”, shkruan Kelmendi në Facebook.

Ai thotë se tash rolet janë ndërruar, kur LVV-ja që udhëheq në Prishtinë zgjedh të bëjë koalicion me AKR-në, kurse LDK-ja shkon e vetme.

“A mund të përsëritet tash "mallkimi AKR" me LVV-në, ashtu siç ndodhi me LDK-në?”, ka shkruar Kelmendi.


Shtuar më 08/11/2017, ora 14:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori