"Trojka" për Kosovën, e përbërë nga përfaqësues të SHBA-së, Rusisë dhe BE-së kishin vendosur që
Kosova të
shpallej e pavarur në vitin 2013-të, pas implementimit të Planit të Ahtisarit.
Kështu thotë Andrey Y.
Shugurov, shef i Zyrës ruse në Prishtinë, në intervistën për gazetën “Zëri”.
Ai ka shtuar se presidenti amerikan në atë kohë, Xhorxh Bush nuk iu përmbajt marrëveshjes dhe se e shpalli pavarësinë e Kosovës më përpara, pra në vitin 2008-të.
Shugurov megjithatë nuk ka thënë se nëse Rusia dhe Serbia do ta njihnin apo jo pavarësinë e Kosovës nëse ajo do të
shpallej më 2013-tën, duke thënë se "Amerika e shkeli marrëveshjen".
Ndersa,
Shugurov ka shtuar se sanksionet e fundit ekonomike që
Kosova i vendosi
Rusise janë pritur me buzëqeshje në Moskë, pasi është një rast që dëshmon "servilizmin kosovar për Amerikën"./albeu.com/
Shtuar më 09/10/2014,
ora 14:51