Kishte ftesë nga Merkeli, por s'e mori Thaçi
Pëlqej
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli ka bërë të gjitha përgatitjet që të shkonte në Berlin, por se në momentet e fundit nuk e ka marrë me vete Thaçi.

Në vend të tij, për në Bruksel ka udhëtuar bashkëpartiaku i Hashim Thaçit, Besim Beqaj, që është ministër në detyrë i Financave.

“Jam njoftuar se gjoja paska qenë një keqkuptim përfshirja ime në këtë delegacion. Jam i habitur nga ky veprim, dhe për detaje të tjera mund t’i drejtoheni Ministrisë së Punëve të Jashtme, sigurisht kanë përgjigje rreth këtij ndryshimi”, ka thënë Ismajli për Koha Ditore.

Ministri Ismajli ka sqaruar më tej se nota verbale në formë ftese është proceduar përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme, ndërsa ftesa ka ardhur nga Ambasada gjermane./albeu.com/

Shtuar më 28/08/2014, ora 10:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori