Mbi 20 mijë raste aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Të shtunën dhe të dielën, në Maqedoninë e Veriut, janë regjistruar 1.254 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e rasteve aktive me koronavirus në 20.114. Mes numrit të përgjithshëm të pozitivëve janë edhe 169 të riinfektuar.

Në periudhën e njëjtë janë regjistruar edhe 28 pacientë të shëruar, si dhe 21 të vdekur në spital nga mosha 54 deri në 90 vjeç.

Deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë kryer gjithsej 1.785.054 testime të COVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 268.191, numri i të shëruarve është 239.694, ndërsa numri i të vdekurve është 8.383.

Në kushtet e rritjes së vazhdueshme të pacientëve të rinj mbeten rekomandimet për respektimin e masave për mbrojtjen dhe vaksinimin e popullatës.


Shtuar 31.01.2022 12:05